Spahiu: Regjistrimi bombë e kurdisur

75 shoqata kulturore dhe atdhetare kanë përgatitur një peticion për anulimin e ligjit që favorizon ndërrimin e ligjit të gjendjes dhe ndërrimin e kombësisë, si dhe shpalljen e paligjshëm të formularit të regjistrimit me vetë-deklarim feje dhe etnie.
Në fjalën e tij në konferencën e mbajtur nga 75 shoqata kundër regjistrimit të popullsisë me baza etnike dhe fetare nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu theksoi se në qytetet ku ka ndarje të komuniteteve fetare, një regjistrim mbi baza fetare do të ishte një bombë e kurdisur, për të prishur harmoninë mes banorëve.
“Në qytete që ka një ndarje të komuniteteve fetare është e papranueshme të ndezësh një minë me sahat duke pasur parasysh që harmonia fetare ka ekzistuar deri më tani.Nuk duhet bërë një garë të komuniteteve fetare për të numëruar besimtarët pasi numërimi i besimtarëve nuk është detyrë e shtetit por i komuniteteve fetare” theksoi Spahiu.