E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dekoron Albright për çlirimin e Kosovës

Madeleine Albright është nderuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama me Medaljen e Lirisë, që është edhe nderimi më i lartë në SHBA.Albright është me origjinë nga Çekosllovakia dhe në vitet 1997-2001, mbajti detyrën e sekretares së Shtetit, detyrë të cilën e merrte për herë të parë një femër.
 

“Si gruaja e parë që shërbente si kryediplomate e SHBA-ve, kurajë dhe rezistenca e Madeleine ndihmojë për të sjellë paqe në Ballkan dhe hapi rrugën për progres në shumë vende të paqëndrueshme të botës”, u shpreh Obama.
 

Në fjalën e saj, ish-sekretarja e Shtetit, theksoi se ishte krenare për atë që SHBA ka bërë në Ballkan, duke përmendur në veçanti rastin e Kosovës.
 

“Në jetën time profesionale jam më shumë krenare për atë që kemi bërë në Kosovë. Isha shumë e shqetësuar për atë që po ndodhte në Ballkan, ishte shumë e vështirë të shihje se si njerëzit vriteshin për atë ç`ka ishin jo për atë që kishin bërë”, u shpreh Madeleine.
“Jam shumë e kënaqur që shumë vajza të gjeneratës së re në shtetin e pavarur të Kosovës mbajnë emrin Madeleine”.
 

Ajo ndihmoi për zgjerimin e NATO-s dhe drejtoi fushatën e aleancës së atlantikut të veriut kudër terrorit dhe spastrimit etnik në Ballkan

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›