Presidenti i ri, Rama takon Xhezair Zaganjorin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot në selinë rozë me kandidatin e mazhorancës për president të vendit Xhezair Zaganjori.
Takimi mes Ramës dhe Zaganjorit zhvillohet vetëm pak ditë përpara se të zhvillohet raundi i dytë i votimit për kreun e ri të shtetit në Parlament.
Raundi i parë i votimit për president dështoi pasi mazhoranca dhe opozita nuk arritën kompromis për të çuar në parlament një kandidat ndërkohë që kuvendi miratoi dje që dita e hënë, data 4 qershor të jetë edhe raundi i dytë i votimit.
Mazhoranca propozoi ditë më parë si kandidat të saj për president të vendit, anëtarin e gjykatës kushtetutese Xhezair Zaganjori por kjo kandidaturë nuk u pranua nga opozita e cila e cilësoi si të njëanshme.
Në një intervistë për "Ora News", Zaganjori theksoi se do të mundohet të marrë mbështjen e të gjitha forcave politike për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.