E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama dhe Sarkozy së bashku për të vendosur sanksionet mbi Iranin


Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij francez Nikolas Sarkozi dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Shtëpia e Bardhë në ëashington.
Të dy presidentët ritheksuan vendosmërinë e vendeve të tyre për të ndalur synimet bërthamore të Iranit. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca janë të bashkuara në vendosmërinë e tyre për të mos lejuar Iranin të prodhojë armë bërthamore", deklaroi presidenti Obama.
Ndërkohë për presidentin francez, koha në dispozicion të Teheranit është duke mbaruar dhe se për liderët perëndimorë ka ardhur momenti i vendimeve të vështira për tu ndërmarrë.
"Ka ardhur momenti që të marrim mbi supe vendime të rëndësishme dhe të duhura", tha presidenti Sarkozi.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, dhe ai i Elysee, u shprehen për ndërmarrjën e sanksioneve rënduese ndaj Iranit. Gjithashtu homologët Obama-Sarkozy dënuan edhe ndërtimin e vendabanimeve të Izraelit në Jeruzalem. Pa konferencës për shtyp çifti Barack dhe Mischelle Obama së bashku me çiftin Nicolas Sarkozy dhe Karla Bruni do të merrnin pjesë bashkë në një darkë private në Shtëpinë e bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›