E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama e McCain takohen te henen per bashkepunimin

Presidenti Barack Obama do te takohet te henen me ish rivalin e tij, senatorin republikan John McCain, per te diskutuar menyrat e bashkepunimit.

Takimi do te mbahet ne zyrat e ekipit te tranzicionit ne Cikago, dy jave pas fitores historike te 4 nentorit. Kjo do te jete hera e pare qe dy rivalet do te flasin, qe pasi McCain pranoi humbjen dhe i uroi fitoren Obames.

"Amerikanet meritojne nje qeveri me eficente dhe takimi do te diskutoje menyren se si ata do te bashkepunojne qe ta kthejne kete ne realitet”, tha zedhenesja e Obames, Stephanie Cutter.

Obama e McCain do te shoqerohen nga miqte e tyre te ngushte, Rahm Emanuel dhe Lindsey Graham.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›