Tajlande, lamtumira e fundit motres se mbretit

Mijera tajlandeze po i japin lamtumiren e fundit motres se Mbretit, Princesesh Galiani Vadhana. Trupi i princeshes, qe nderroi jete 10 muaj me pare ne moshen 84 vjecare do te digjet ne nje turre drush.
Mbi 2000 ushtare po shoqerojne karrocen e zbukuruar me 14 tone ar, mbi te cilen eshte vendosur arka me eshtrat e saj. Funerali qe kap vleren e 9 milione dollareve ka si qellim te perforcoje statusin e monarkise ne shoqerine tajlandeze.
Kjo ngjarje ndodh ne kohen e trazirave dhe konflikteve politike, kur ekziston pasiguria se kush do te pasoje mbretin Bumibol Aduliadej.