Obama e feston 50-vjetorin duke mbledhur para
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka mbushur gjatë ditës së sotme 50-vjeç. Për ta festuar ditëlindjen, ai ka udhëtuar drejt Çikagos, ku ka bërë një festë. Por, Obama e ka shfrytëzuar këtë rast edhe për të filluar mbledhjen e parave për fushatën e tij për rizgjedhjen si president më 2012. Dhe, nuk është se ka dalë pa gjë, pasi të ftuarit e Obamës kanë dhuruar nga 35.800 dollarë për kokë.