E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama fillon ne Irlande turin evropian

Vizita e Obames po kryhet ne nje kohe kur Iralnda po kalon per nje periudhe te veshtire ekonomike. Per shkak te borxheve te medha ajo eshte detyruar te kerkojne nje pakete ndihme nga Bashkimi Evropian ne nivelin e 85 miliarde eurove.

Obama dhe e shoqja Michelle pas bisedimeve me kreret politike ne Dublin bene nje vizite te shkurter ne fshatin Moneygall. Nga ky fshat e ka prejardhjen katragjyshi i Obames nga e ema. Gjate periudhes se urise ne mes te shekullit te 19-te ai u largua per te jetuar ne SHBA ashtu si mijera te tjere irlandeze. Banoret e fshatit hapen me shpejtesi nje kafeteri te cilen e quajten Caffe Obama. Presidenti amerikan ndaloi aty per te pire nje birre ne shoqeri te banoreve. Bildunterschrift Obama ne Irlande

Ne mbremje Obama do te mbaje nje fjalim ne College Green te Dublinit parkun me te madh te qytetit ne Evrope. Ne kete tubim eshte planifikuar qe te prezantohen artiste irlandeze. Politika nuk duhet te luaje asnje rol ne kete mes Obama deshiron me shume te theksoje lidhjen e thelle ne mes te popullit irlandez dhe atij amerikan u tha ne Shtepine e Bardhe. Megjithate per shkak te motit te keq qe po mbreteron sot ne Irlande ka rrezik qe tubimi i mbremjes te deshtoje.

Nga Irlanda Obama udheton te marten per ne Britanine e Madhe. Obama do te marre pjese te enjten ne samitin e G-8 ne Deauville-n franceze. Ne fund ai do te vizitoje Francen dhe Polonine.

AutorMimoza Cika -Kelmendi/Esat Ahmeti

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›