Kina dhe Koreja e Jugut mbeshtesin Japonine

Qe prej vitit 2008 shefat e shteteve dhe te qeverive te Kines Korese se Jugut dhe Japonise takohen ne nje takim te nivelit te larte. Por deri tani rezultatet kane lene me teper per te deshiruar. Midis fqinjeve aziatikojugore eshte i diskutueshem sovraniteti mbi disa ishuj te vegjel. Vec kesaj para se gjithash ne palen japoneze mungon nje rivleresim i se kaluares qe ka te beje me Luften e Dyte Boterore.
Te dielen ne mesdite perfundoi takimi i katert i nivelit te larte ne Tokio dhe kete here gjithcka ishte ndryshe. Presidenti i Korese se Jugut Lee dhe kryeministri kinez Wen paten ardhur pak me heret ne Japoni per te perkujtuar viktimat e katastrofes shkaterrimtare te termetit dhe cunamit. Dhe ata u treguan te gatshem te takohen me mikpritesin japonez Naoto Kan ne Fukushima vetem 60 km larg centralit atomik me te njetin emer i cili ka pesuar avari.
Kjo vizite ne rajonet e shkaterruara kontribuoi ne nje menyre madheshtore per te treguar se Japonia dhe produktet e saj jane te sigurta. Une shpresoj shume qe ne kete menyre do te binden me shume njerez ne bote qe ta vizitojne serish Japonine. Une e pershendes shprehimisht qendrimin e dy udheheqesve si menyren me te mire per ta mbeshtetur vendin tone.
Keshtu u shpreh kryeministri i Japonise Naoto Kan te dielen ne konferencen permbyllese trilaterale te shtypit ne Tokio. Ne nje deklarate te perbashket u fiksua nje sere pikash. Shkembimi i eksperteve te energjise atomike do te nxitet me tej siguria e centraleve berthamore do te shtohet. Dhe rrjedha e informacionit midis te tria vendeve do te permiresohet. Koreja e Jugit dhe Kina e paten kritikuar ashper paraprakisht Japonine kur ajo hodhi ne det sasi te medha uji me radioaktivitet te dobet.
Edhe ne sektorin e energjive te riperteritshme fqinjet do te punojne me fort me njeri-tjetrin dhe u shprehen qe vitin e ardhshem te nisin negociatat per nje marreveshje te tregtise se lire. Per ekonomine japoneze eksporti ne zonen aziatike ka rendesi te madhe. Prandaj edhe disavantazhet e Japonise ndaj konkurences per shkak te katastrofes atomike ishin nje teme e rendesishme per mikpritesin japonez. Ne kete kuader ishte nje gjest i rendesishem fakti qe presidenti i Korese se Jugut Lee dhe kryeministri kinez Web provuan para kamerave ushqime nga Fukushima
Ishte vendimi im qe te vija ne Fukushima. Une doja te shprehja simpatine e popullit kinez per popullin japonez dhe para se gjithash me njerezit ketu ne Fukushima.
Ne verilindjen e shkaterruar te Japonise punonte edhe nje numer i madh kinezesh. Nje japonez arriti ti shpetonte 20 punonjesit e tij kineze perpara se te behej vete viktime e cunamit. Kjo histori u tregua me hollesi ne Kine. Me gjithe veshtiresite politike te gjitha palet duken te interesuara per nje afrim.
Autor Peter Kujath/ Auron Dodi
Redaktoi Elert Ajazaj