E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama fiton edhe Floridan

Presidenti amerikan Barack Obama fitoi duelin me rivalin republikan Mitt Romney edhe në shtetin e Floridas duke thelluar akoma më shumë diferencën në rezultatin e përgjithshëm.

Nga numërimi i votave në shtetin e vetëm amerikan që për shkak të rregullave të vecanta ka vonesa në nxjerrjen e rezultatit përfundimtar, Obama siguroi 50 përqind të preferencave elektorale, ndërsa Romney 49.1 përqind.

Diferenca prej 0.9 përqind i jep votat e kolegjit elektoral të këtij shteti duke shkuar në 332 për Obaman dhe 206 për Romneyn.

Procesi i ngadaltë i numërimit në këtë shtet u rikujtoi amerikanëve Zgjedhjet ne SHBAObama: Të pasurit të paguajnë më shumë Prioritetet e Obamës Përse amerikanët besuan Obamën? të njëjtin proces në vitin 2000 kur përballë ishin George Ë. Bush dhe Al Gore. Kandidati republikan, megjithëse mori më pak vota popullore, u shpall fitues. Procesi përfundoi në gjykatë ku demokratët kërkuan rinumërim të votave në Florida, por gjykata rrëzoi pretendimet e tyre.

Zgjedhjet ne SHBA
Obama: Të pasurit të paguajnë më shumë
Prioritetet e Obamës
Përse amerikanët besuan Obamën?

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›