E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes ne aksident gjyqtari FSHF shtyn Superligen

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Gjirokastër- Dervician. Nga përplasja e dy automjeteve kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Viktima janë shtetasit Rigers Pjetrushi, 32 vjeç nga Lezha dhe Ilirjan Xhemali të cilët kanë humbur jetën në spital.

32-vjeçari Pjetrushi po kthehej nga Gjirokastra ku kishte marrë pjesë si gjyqtar i katërt në drejtimin e takimit të vlefshëm për Superligën, Luftëtari-Kastrioti. Ai ndodhej në të njëjtin mjet me Ridigert Hoxhajn, Edvin Hoxha dhe Klodian Varku, që të tre gjyqtarë të futbollit shqiptar.

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti Aksidente rrugoreAksident në Fier-Ballsh, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur E shtunë e përgjakshme në rrugë Aksidenti pranë Korçës, humb jetën kalimtari tragjik, por sipas burimeve spitalore, asnjëri prej tyre nuk rrezikon jetën, ndërsa si pasojë e ngjarjes së rëndë, Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi shtyrjen e tre takimeve të javës së dhjetë të Superligës që ishin parashikuar për sot.

Kështu, Laçi-Tomorri, Kukësi-Besa  shtyhen për ditën e mërkurë ndërsa mbetet për t'u përcaktuar data për Skënderbeu-Flamurtari e cila nuk mund të luhet në mesjavë për shkak se futbollistë të të dyja skuadrave do të jenë të grumbulluar me kombëtaren në miqësoren ndaj Kamerunit në Zvicër.

Aksident në Lushnje, tre të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës  në rrethinat e Lushnjes. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje pranë fshatit Dushk.

Dy automjete janë përfshirë në këtë aksident. Makina tip Benz me targa AA 770 EU e drejtuar nga shtetasi Gentjan Daja 32 vjec i cili udhetonte në makinë me Julian Shehun 35 vjeç nga Lushnja ka goditur nga pas mjetin tip BMË me targa AA938DD i drejtuar nga shtetasi Olsi  Mingomataj ku së bashku në mjetin e tij udhëtonte dhe Ana Preka 30 vjeçe.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur tre persona Gentian Daja, Olsi  Mingomataj dhe shtetasja Ana Preka e cila ishte dhe shtatzanë, por fatmirësisht nuk ka patur probleme serioze.

Sipas policisë shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tepër e lartë me të cilën udhëtonte mjeti tip Benz. Edhe pse frenimi ka qenë i gjatë nuk është mundur të shmangej goditja e mjetit tjetër.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›