E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres-raporti i KE per Kosoven

Komisioni Europian ne raportin e progresit per Kosoven per vitin 2010 shpreh shqetesimin per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mungeses se lirise se shprehjes papunesise sidomos tek te rinjte dhe marredhenieve tregtare te Kosoves me shtetet e tjera.

Keto jane disa nga rezultatet e raportit te progresit per kete vit nderkaq shefi i zyres nderlidhese te Komisionit Europian ne Prishtine Renzo Davidi tha se jane shenuar edhe disa perparime. Ai ketu permendi progresin e shenuar ne procesin e decentralizimit zgjedhjet lokale ne fund te vitit 2009. Nderkaq themelimi i Ministrise se Integrimit sipas tij deshmon perkushtimin e autoriteteve kosovare per integrim ne Bashkimin Europian.

Ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave zoti Davidi permendi deklaraten e komisionerit per zgjerim te BE-se zotit Shtefan Fyle i cili tha se me Kosoven shume shpejt do te hapet dialogu politik per vizat.

Shefi i zyres nderlidhese te Komisionit Europian nuk foli per afate konkrete se kur Kosova mund te marre strategjine por ai tha se kjo mund te behet sapo institucionet perkatese ti plotesojne kriteret e nevojshme.

Plotesimin e kritereve teknike Renzo Davidi e vuri edhe perpara problemit politik qe ka Kosova me pese shtetet e Bashkimit Europian te cilat ende nuk e kane njohur pavaresine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›