Obama fton Kamerun në Uashington

Presidenti amerikan Barak Obama pasi ka uruar Devid kamerun për detyrën e kryeministrit të Britanisë së Madhe e ftoi atë që gjatë verës të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington.
“Po pres me padurim takimin e kryeministrit britanik në takimin e G8-ës në qershor. Unë dhe Mishele ftuam kryeministrin Kamerun dhe gruan e tij Samanta të vizitojnë Uashingtonin këtë verë”, thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas burimeve informative nga Shtëpia e Bardhë të gjitha këto janë detaje nga biseda telefonike e zhvilluar mes presidentit Obama dhe liderit të konservatorëve, Devid Kamerun.