E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama gati për fjalimin në Kajro

Kajro - Presidenti Obama i cili ka nisur ditën e djeshme një vizitë në Lindjen e Mesme, ka arritur sot në Kajro ku pritet të mbajë një fjalim mjaft të rëndësishëm që ka si qëllim të ripërcaktojë marrëdhëniet e Amerikës me botën myslimane.

Mesazhi kyç që do japë presidenti Obama është respekti. SHBA nuk do të imponojë me veten tek bota islame. Që nga ky moment, duhet të ketë komunikim e dialog të ndërsjelltë.

Obama pritet të diskutojë mbetjen në vend të situatës midis Izraelit dhe palestinezëve dhe do të përcaktojë se si ai e sheh konfliktin. Nuk pritet të ketë propozime specifike në fjalim, por natyrisht që Obama do të artikulojë atë që duhet bërë nga të gjitha palët. Dhe ecja përpara, thonë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, do të thotë "thënia e të vërtetës".

Në fjalimin e tij, presidenti Obama pritet që të flasë edhe për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe lirinë e besimit fetar.

Natyrisht që do të jetë e vështirë të kapërcehet hendeku i ndarjeve me një fjalim. "Ky është vetëm një hap, jo hapi përfundimtar," tha një zyrtar tjetër i Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›