E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podujevë, gjendet një varr masiv me 9 të vdekur

Podujevë-Në fshatin Peranë të Podujevës, është zbuluar një varr masiv ku mendohet se janë varrosur 9 persona. Varreza është zbuluar nga një banorë i zonës, i cili po hapte një varr të ri për një të afërm. “Kufoma nuk ka qenë e varrosur sipas traditave tona, ai ka qenë kthyer përmbys, i mbuluar me batanije dhe nuk ka qenë i shtrirë si duhet. Unë kam dyshu që bëhet fjalë për ndonjë varrezë masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës dhe për këtë nuk kam vazhduar në hapjen e varrit, por e kam lajmëruar menjëherë policinë’-deklaroi banori për mediat kosovare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka bën të ditur se policia është e lajmëruar për këtë rast nga banorët e fshatit Peranë. “Me 28 maj, policia është informuar përmes një banori të fshatit Peranë të Podujevës. Sipas tyre, kufoma ka qenë e parregullt pasi që ka qenë e veshur me rroba dhe e mbështjellë me batanije. Sipas dëshmitarëve, dyshohet se është kufomë e moshës madhore”, thotë zëdhënësi Beka.

Zëdhënësi bën të ditur se pas lajmërimit, në vendin e ngjarjes janë paraqitur të gjitha njësitet policore adekuate dhe po ashtu është lajmëruar edhe njësiti kundër krimeve të luftës i EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›