Obama i kerkon falje ish zonjes se pare, Nancy Reagan

Obama deklaroi se kishte folur me te gjithe ish presidentet e mbetur gjalle perpara marrjes se detyres. Por kur erdhi fjala per Nancy Reagan ai tha se nuk do te donte ta takonte ate, pa patur me pare nje takim me shpirtrat.
Flitet se Reagan eshte konsultuar shpesh me astrologet, por nuk ka patur seanca komunikimi me shpirtrat. Ne nje liber te tij ish shefi i kabinetit te Shtepise se Bardhe, Donald T Regan tha se zonja Reagan, tani 87 vjec, ishte konsultuar me nje astrolog per programin e te shoqit kur ishte president. Por vete Reagan tha se asnjehere nuk kishte marre vendime duke u ndikuar nga astrologjia.
Zedhenesja e Obames, Stephanie Cutter tha se presidenti Obama i telefonoi zonjes Reagan per komentet e tij. "Presidenti shprehu admirim dhe afeksion per zonjen Nancy, gje qe e kane edhe shume amerikane”, tha ajo. Obama iu pergjigj nje pyetjeje te nje gazetari nese kishte pasur konsultime me ish presidentet.