E Diel, 1 Nëntor 2026

Palin: Historite ndaj meje, mizore dhe dashakeqe

Guvernatorja e Alaskes Sarah Palin nuk ka nguruar t’i quaje budallenj ish ndihmesit e John McCain per historite e paqene qe qarkullojne rreth saj, qe pas humbjes se zgjedhjeve presidenciale.

Historite qe u jane atribuuar burimeve te panjohura brenda fushates se McCain perfshijne edhe episode te tilla, si Palin nuk e di qe Afrika eshte kontinent dhe jo shtet, apo se cilat vende bejne pjese ne marreveshjen e Tregtise se Lire se Amerikes se Veriut.

Palin tha per CNN se historite e kane orgjinen nga pjesetare te stafit qe e ndihmuan ate per debatin me Joe Biden. "Deklaratat jane nxjerre jashte kontekstit dhe kjo eshte mizore. Jane dashakeqe, te papjekura, jane joprofesionale dhe ata qe i kane marre gjerat jashte kontekstit jane budallenj. Ata jane frikacake, qe i kane transformuar deklaratat dhe kane ruajtuar anonimatin”, tha Palin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›