E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i lëshoi krevatin e tij Kameron-it

Share

Miqësia mes kryeministrit britanik, Dejvid Kameron dhe presidentit amerikan, Barack Obama, duket se është shumë e thellë. Aq sa Obama i ka lëshuar krevatin e tij Dejvid Kameron. Nuk bëhet fjalë për krevatin bashkëshortor në fakt, por për krevatin që Obama përdor në avionin presidencial Air Force One. Mos u merakosni, kryeministri britanik është mirë dhe sapo e futa në krevat, u tha Obama shoqëruesve të Kameron. Gjesti ndodhi gjatë vizitës së Kameron në SHBA, ku Obama dhe Kameron u dukën shumë miqësorë, ashtu si marrëdhëniet mes dy vendeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›