E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai e mbante në sallon këtë dhe ti e shkatërrove?

Share

Djali i njeriut të shtatë më të pasur në botë është nën hetim pasi u përfshi në një përplasje fatale me makinën e babait të tij, një Mercedes McLaren SLR që kushton 900 mijë euro.

Babai i Thor Batista është biznesmeni Eike Batista, që ka një pasuri prej më shumë se 30 miliard dollarë.

20 vjeçari Thor po udhëtonte me makinën e babait kur u përplas me një çiklist. Punëtori i ndërtimit vdiq në vendngjarje. Policia nuk e ka arrestuar të birin e miliarderit, por ai do dëshmojë në gjykatë. Miliarderi tha se biri i tij nuk ishte fajtor, edhe pse i vinte keq për viktimën.

Batista e ka nisur nga zero dhe tani është i shtati më i pasur në botë. Ai pretendon të kalojë edhe Carlos Slim në krye të listës. Sipas tij në vitin 2015 ai do mund të fitojë 10 miliard dollarë në vit, duke tejkaluar çdokënd në planet. Ai është pronar i kompanisë EBX Group, që është një konglomerat gjigand që merret me naftë, gaz, miniera, ndërtim dhe në fushën e argëtimit. Asetet e saj kalojnë 1.5 trilion dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›