Meta në SHBA: Të angazhuar për pëmbushjen e reformave

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është takuar me senatoren Jeanne Shaheen njëkohësisht kryetare e Nënkomisionit për Çështjet Evropiane, gjatë vizitës së tij në Uashington.
Në fjalën e tij, Meta ka vlerësuar rolin e SHBA-së në rajon ndërsa ka ritheksuar angazhimin e forcës politike që drejton në përmbushjen e reformave në mënyrë që Shqipëria të bashkohet sa më shpejt me familjen evropiane.
Nga ana e saj kryetarja e Nënkomisionit për Çështjet Evropiane Shaheen ka vlerësuar rolin kontruktiv të Shqipërisë në rajon.