Obama ishte i dashuruar në Meryl Streep

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka zbuluar një dashuri që kishte më parë. Ai megjithatë u arsyetua se personi për të cilën kishte simpati, ishte ajo që e dashuronin të gjithë. Bëhet fjalë për aktoren e famshme Meryl Streep.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Kennedy Center”, presidenti Obama i ndau pikërisht njërin cmim edhe aktores Streep.
“Të gjithë ata që kanë parë filmin “Gruaja e lejtnantit francez", kanë qenë të dashuruar në Meryl Streepin”, ka thënë Obama.