DMX në Prishtinë

Duket sikur gara nuk do ndalet me kaq. Pas reperit “The Game”, një tjetër reper amerikan pritet ta vizitojë Kosovën.
Reperi i njohur amerikan Earl Simmons, i njohur në skenë si DMX do zbresë më 23 janar në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”, ka njoftuar kompania “Next Level” në Prishtinë, duke ju kundërpërgjigjur kështu një kompanie tjetër në Kosovë që solli “The Game”.
Kompania Nextt Level ka paralajmëruar se më 23 janar radhën e ka kush tjetër, pos DMX. Ardin Badivuku nga kompania Next Level e ka konfirmuar lajmin. “Mund të konfirmoj se është finalizuar marrëveshja dhe se më 23 janar DMX do vijë në Kosovë”, ka thënë Ardin Badivuku për Express.
DMX është i njohur me me hitet e tij “Ruff ryders anthem”, Aint no sunshine”e përpunuar, “Gona give it to you”, “Last hope” etj.