E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mberrin ne takimin e dy Amerikave

Presidenti Barak Obama mberriti ne Trinidad e Tobago, per takimin e dy Amerikave, ku ai do te perballet me kerkesen kembengulese, per te ndryshuar politiken amerikane ndaj Kubes komuniste. Ne axhenden e tij do te jene edhe bisedimet per bashkepunim ekonomik me vendet e rajonit. Nderkohe arqipelagu Trinidad e Tobago eshte blinduar per faktin se per 3 dite do te prese mbledhjen e nivelit te larte te amerikes Veriore e asaj Jugore. Arqipelagu i vogel karaibik ish koloni britanike, e cila fitoi pavaresine ne vitin 1962, u zgjodh per te minimizuar protestat qe zakonisht shoqerojne kete takim. Se bashku me presidentin amerikan Obama ne kete takim te larte panamerikan do te marrin pjese edhe 33 krere shtetesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›