Ringrihet gjigandi Sitigrup
Gjigandi financiar amerikan Sitigroup, beri te njohur se ka realizuar fitim ne tremujorin e pare te vitit, pas nje viti me humbje te medha dhe disa plane shpetimi nga Uashingtoni. Sitigroup gjate tre muajve te pare te vitit siguroi te ardhura neto prej 1,6 miliarde dollaresh, nje permiresim teper i madh krahasuar me humbjet prej mbi 5 miliarde dollaresh per te njetjen periudhe te vitit te kaluar. Megjithate ajo eshte nje nga bankat qe ka perfituar shume nga ndihmat qeveritare. Niveli i ulet i interesave i ka nxitur konsumatoret te marrin kredi. Po ashtu shitblerjet e aksioneve dhe investimet bankare po fuqizohen nga perpjekjet qe po behen per permiresimin e tregut te kredive. Por ende vazhdojne shqetesimet, ndersa disa kliente te bankes nuk jane ne gjendje te shlyejne huate e shtepive, si dhe nga kartat e kreditit, gje qe mund te shtoje humbjet e korporates nga huate.