E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mbështet martesën e homoseksualëve

Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se ai mbështet martesën e personave të së njëjtës gjini.

Në një intervistë për televizionin amerikan ABC-TV, Obama tha se ai mendon se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të martohen.

Ai tha se ky ishte mendimi i tij personal, dhe se edhe më tej e mbështet të drejtën e shteteve për të vendosur vetë për këtë çështje.

Disa shtete kanë kaluar ligjet e tyre që ose lejojnë ose ndalojnë martesën e personave të së njëjtës gjini.

Mbështetja e Obamës është e para nga një president amerikan dhe është duke u përshëndetur nga aktivistë të të drejtave të homoseksualëve si një moment historik.

Por, me komentet e tij nuk do të pajtohen konservatorët socialë, të cilët thonë se martesa duhet të jetë vetëm midis një burri dhe një gruaje.

Obama u vu nën presion për të sqaruar pikëpamjen e tij, gjatë të paqartë, pasi nënpresidenti Xho Bajden tha se ai nuk e kundërshton martesën mes homoseksualëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›