E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mbeshtetje nga Dhoma e Perfaqesuesve

Presidenti amerikan Barack Obama i kërkoi Dhomës së Përfaqësuesve të mbështesë marrëveshjen e miratuar nga Senati, e cila do të shmangë rënien e Shteteve të Bashkuara në “greminën fiskale”.

Në një seancë të rrallë të 2013-ës, rreth orës 2 të mëngjesit, senatorët amerikanë votuan, me 89 vota pro e 8 kundër, për rritjen e taksave mbi të pasurit amerikanë si dhe aprovuan një ulje të përkohshme të taksave për shtresën e mesme, të cilat janë në fuqi prej një dekade.

Duke përshëndetur votimin në Senat, presidenti Obama, përmes një deklarate, nënvizoi urgjencën për miratimin e projekt-paktit nga Dhoma e Përfaqësuesve. “As demokratët dhe as republikanët nuk morën atë që dëshironin, - tha Obama. - Kjo marrëveshje është gjëja e duhur për vendin tonë dhe Dhoma e Përfaqësuesve duhet ta miratojë pa vonesë”.

Ka presion për votimin përpara hapjes së tregjeve financiare, të mërkurën. Megjithatë, kreu i Dhomës, republikani Xhon Bejnër, nuk e mbështeti marrëveshjen e miratuar në Senat dhe tha se asnjë miratim apo amendim nuk do të bëhet pa rishikuar legjislacionin.

Të martën, një përfaqësues i republikanëve i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se anëtarët e Dhomës do të takohen për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Pakti i arritur, pas bisedimeve të gjata mes zv-presidentit Xho Bajdën dhe përfaqësuesve republikanë të Senatit, shtrin taksat për të gjithë ata amerikanë, që fitojne nën 400 mijë dollarë, më shumë nga kufiri prej 250 mijë dollarësh, i kërkuar nga demokratët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›