Obama me plan për të sulmuar Iranin?
Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit të SHBA-së, Barack Obama, ka informuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, rreth planit të mundshëm për të sulmuar Iranin.
Tom Donilon theksoi se kjo do të ndodhë, nëse dështojnë përpjekjet diplomatike për të ndalur ambiciet bërthamore të Iranit, ka njoftuar gazeta izraelite, “Haaretz”. Gazeta thotë se plani është shpalosur gjatë vizitës së Donilonit në Izrael këtë muaj.
Një zyrtar i lartë izraelit mohoi se Donilon ka njoftuar Netanyahun për planin rezervë për sulme kundër Iranit.
“Asgjë në këtë artikull nuk është e saktë. Donilon nuk është takuar me Netanyahun për darkë, nuk ka biseduar me të në katër sy, e as që ka paraqitur para tij plane operative për sulm kundër Iranit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters ky zyrtar izraelit, i cili deshi të mbetet anonim.