Informata të reja për sulmin kundër anijes USS Cole

11 muaj para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara, persona vetëvrasës të Al-Qaidës sulmuan një anije të forcave amerikane të marinës, që ishte ankoruar në portin e Adenit në Jemen, duke vrarë 17 marinarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Në një libër të ri, komandanti i anijes thotë se përgjigja e Amerikës ndaj këtij sulmi ka qenë shumë e dobët, me gjithë se incidenti mund të shihej si një sinjal paralajmërues për sulmet e ardhshme.
Më 12 tetor 2000, anija USS Cole, e drejtuar nga komandanti Kirk Lippold, ishte duke u furnizuar me karburant gjatë një ndalese rutinë në portin e Adenit.
Komandanti i cili tani është në pension ka shkruar një libër me titull, Al Qaida’s Attack on the USS Cole.
Libri përshkruan në hollësi dëmet që janë shkaktuar nga shpërthimi, përgjigjen heroike të ekuipazhit për të shpëtuar anijen nga mbytja, dhe gjetjen e trupave të marinarëve të vrarë. Lippold është kritik për faktin se Shtetet e Bashkuara nuk u përgjigjën ushtarakisht ndaj sulmit kundër USS Cole.