Obama ne Irlande vizite ne vendlindjen e katragjyshit

Irlanda prej kohësh është mburrur me familjen presidenciale amerikane Kennedy, por sot në fshatin e vogël me 300 keltë në Moneygall ka dhe më shumë arsye për krenari, pasi presin që aty të mbërrijë presidenti Barack Obama e të rizbulojë gjurmët e tij në vendlindjen e stër stër stër gjyshit Falmouth Kearney, këpucarit të zonës.
Presidenti amerikan Barack Obama mbërriti sot në Republikën e Irlandës në hapje të turit të tij në 4 shtete. Obama e gruaja e tij, Michelle zbritën në Dublinin e blinduar ku u pritën nga presidentja Mary McAleese. Revokimi i figurës së katragjyshit të tij sipas analistëve nuk bëhet thjesht për analogji me Kennedyt, por është pjesë e strategjisë për të fituar votat e një elektorati prej 38 milionë amerikanësh që kanë rënjë irlandeze.
Më pas, Obama pritet të vizitojë dhe Britaninë, Francën e Poloninë në përpjekje për të përforcuar lidhjet me aleatët e kontinentit të vjetër. Në qendër të diskutimeve mbetet sigurisht pranvera arabe, çështjet e sigurisë në Afganistan e Pakistan, vrasja e Bin Ladenit, por dhe ekonomia botërore.
Delina Bitraku