E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Kanes Pema e Jetes rremben Palmen e Arte

Ul siparin edicioni i 64 i festivalit më të rëndësishëm të filmit në Europë. Në mbyllje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë "The Tree of Life", “Pema e Jetës”  e regjisorit Terrence Malick fitoi Palmën e Artë. 

Në të rrëfehet historia e një familjeje të trazuar amerikane. Gjatë shfaqjes në Kanë, Malik me kënvështrimin e tij krijoi ndasi mes publikut e kritikës, por në fund u shpërblye nga juria që kësaj here drejtohej nga Robert de Niro.

Vendimi shihet i pazakontë, pasi nuk ndodh shpesh në Kanë që çmimi kryesor të shkojë për një regjizor i cili mungon në tapetin e kuq.

I pazakontë dhe çmimi  për aktoren më të mire, Kirsten Dunst për interpretimin e saj në filmin "Melancholia", pasi regjizori i këtij filmi, Lars von Trier, u përjashtua nga festivali, pasi gjatë një konferëncë për shtyp shprehu simpati për Adolf Hitlerin. Von Trier, i cili njihet si provokator, kërkoi falje dhe i quajti thëniet e tij shaka.

Si aktori më i mirë u vlerësua Jean Dujardin për rolin e tij në filmin pa zë e të xhiruar bardh e zi "The Artist".
 

Delina Bitraku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›