E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ne Rusi 6-8 korrik

Presidenca ruse ne faqen e saj zyrtare ne internet ka lajmeruar nje vizite te presidentit amerikan, Barack Obama ne Moske ne datat 6-8 korrik.

“Presidenti amerikan do te zhvilloje nje vizite zyrtare ne Rusi ne datat 6-8 korrik, me ftese te presidentit rus, Dmitri Medvedev”, thuhet ne njoftim. Kreu i Shtepise se Bardhe, gjate takimit te pare me Medvedev ne samitin e G20 qe u zhvillua ne Londer, njoftoi se “do te zhvillonte nje vizite ne Moske ne fillim te muajit korrik me ftese te Kremlinit”.

Kjo do te jete vizita e pare ne Rusi e presidentit amerikan, Barack Obama qe pas ardhjes ne Shtepine e Bardhe ne muajin janar.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›