E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ne fushate me rregullin Buffet

Miliarderi amerikan, Warren Buffet është shndërruar në burim frymëzimi për presidentin amerikan Barack Obama.

Në fushatën e tij elektorale për t’u rimandatuar në krye të Shtëpisë së Bardhë, një ndër shtyllat kryesore të programit të Obama-s pritet të jetë i ashtuquajturi “rregulli Buffet” që nënkupton më shumë taksa për të pasurit dhe më pak për klasën e mesme dhe të varfërit.

Është pagëzuar me emrin “rregulli Buffet” sepse ka qenë vetë miliarderi amerikan, Warren Buffet ai që vitin e kaluar, për të nxjerrë ekonominë amerikane nga kriza, propozoi një model taksimi Zgjedhjet ne SHBAZgjedhjet SHBA, Romney fiton në tre shteteSHBA, Romney kërkon fitoren e trefishtë Kush do të jetë krahu i djathtë i Romney-t? për popullsinë në bazë të të ardhurave, ku personat që përfitonin më shumë të kontribuonin më shumë në taksa dhe e anasjellta.

Buffet propozoi që të pasurit të derdhin në arkën e shtetit në formë taksash dhe detyrimesh 30 përqind të fitimeve të tyre.

Ky propozim pritet të jetë në qendër të debatit që presidenti Obama do të mbajë ditën e martë në një nga universitetet e Floridas.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›