E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama ngrin pagat e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama, në një nga vendimet e para të presidencës së tij, ka njoftuar se do të ngrijë pagat e zyrtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe se do të forcojë rregullat për ish-lobistët që punojnë në qeveri. "Transparenca dhe mbretërimi i ligjit do të jenë guri i provës për këtë administratë", tha Obama gjatë një takimi me stafin e tij. "Gjatë kësaj kohe të krizës ekonomike, familjet amerikane po shtrëngojnë rripin dhe një gjë të tillë duhet ta bëjnë edhe zyrtarët e Uashingtonit. Prandaj unë po ndërmarr këtë iniciativë për ngrirjen e pagave për zyrtarët e stafit të Shtëpisë së Bardhë", u shpreh Obama teksa priti pjesëtarët e stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë, një ditë pas betimit. Barak Obama, i cili ndërmori një reformë etike në qeveri, që ishte një nga temat kryesore të fushatës së tij, deklaroi se do të vendoste rregulla strikte për ata që do të punojnë në qeverinë e tij. Pas fjalës së Obamës, pjesëtarët e stafit të tij, duke përsëritur fjalët e zëvendës Presidentit Xho Bajden kanë bërë betimin për besnikëri ndaj kushtetutës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›