Obama nuk heq dore nga mbyllja e kampit te Guantanamos
Pavaresisht kundershtimeve te kongresit dhe komplikimeve ligjore presidenti amerikan Barack Obama nuk heq dore nga mbyllja e kampit te diskutueshem te te burgosurve ne Guantanamo. Keshtu njoftoi zedhenesi i tij Robert Gibbs. Mbyllja e kampit ne Guantanamo ka qene nje prej premtimeve kryesore gjate fushates se tij elektorale. Obama kerkon ti sjelle te burgosurit para gjykatave civile dhe ushtarake. Nga dallim nga ai republikanet ne opozite kerkojne qe te gjithe te dyshuarit per terrorizem te dalin para gjykatave ushtarake. Me pare ne procesin e pare civil kunder nje te burgosuri te Guantanamos i akuzuari u shpall i pafajshem pothuajse nga te gjitha pikat e aktakuzes. Gjyqtaret e nje gjykate federale ne Nju Jork shpallen fajtor Ahmed Khalfan Ghailanin nga Tanzania vetem per komplotin per shkaterrimin e prones amerikane.