Bomba ne avionin e Air-Berlin ishte e rreme

Valixhja e dyshimte e cila ishte planifikuar te ngarkohej te merkuren ne nje avion te shoqerise ajrore gjermane Air-Berlin ne Namibi kishte brenda vetem nje bombe te rreme. Behet fjale per nje model qe nga autoritetet e sigurise perdoret per kryerjen e testeve njoftuan kanali i dyte televiziv gjerman ZDF dhe televizioni amerikan CNN.
Zyra Federale per Kriminalistike nuk deshi te prononcohej per rastin. Sipas fjaleve te ministrit te Brendshem gjermanThomas de Maiziere autoritetet gjermane te sigurise jane te pergatitura per plane te ndryshme te sulmeve te mundshme. Mendohet qe terroristet qe udhetojne per ne Gjermani te zene vend ne ndonje shesh apo objekt dhe kryejne sulmin terrorist tha de Maiziere ne kuader te konferences me homologet e tij nga 16 landet gjermane qe po zhvillon punimet ne Hamburg.