E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama përdor për herë të parë “Air Force One”

Uashington - Presidenti amerikan Barak Obama për herë të parë dje ka përdorur avionin e famshëm të presidencës amerikane, “Air Force One”. Obama ka hypur në avionin në fjalë për të shkuar në një takim që kishte në Virxhinia. Gjatë bisedës që ka zhvilluar me gazetarët që e shoqëronin, ai u shpreh se kishte hipur në “Air Force One” edhe një herë tjetër, si i ftuar i presidentit Bush. Ai u shpreh i kënaqur nga komoditeti që avioni ofronte teksa sodiste nga sipër Uashingtonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›