Nju Jorku, vendi me më shumë gradaçela në botë
Nju Jork - Nju Jorku, i cili gjatë 20 viteve të fundit ka pësuar një zhvillim të pakrahasueshëm dhe është kthyer në një qendër të rëndësishme financiare për botën, ka mbetur si një ndër qytetet me numrin më të madh të gradaçelave. Sipas një raporti të publikuar nga Emporis, përveç vetëm dy gradaçelave, asaj të Sears 442 metër dhe Empire State 381 metër, të gjithë të tjerat janë ndërtuar gjatë 20 viteve të fundit.
Sipas studimit, Nju Jorku është vendi me numrin më të madh të gradaçelave në mbarë botën, ku numërohen 35 të tilla me lartësi mbi 213 metër. I dyti pas tij vjen Hong Kongu me 30 gradaçela, i treti është Shangai në Kinë me 21 të tilla. Për të vlerësuar mbetet edhe zhvillimi në Kinë. Shangai, në vitin 1999 arriti të ndërtojë gradaçelën e parë me lartësi 421 metër ndërkohë që sot numëron plot 20 të tilla.
Studimi bën të ditur se asnjë vend tjetër nuk është zhvilluar me ritmet e Dubait. Të ardhurat e shumta nga ari i zi, kanë bërë që autoritetet vendase të nxisin ndërtimin e gradaçelave të larta të cilat tashmë janë shtuar shumë në numër. Në Dubai, aktualisht gjendet edhe ndërtesa më e lartë në botë, Burç Dubai, 818 metër e lartë. Ndërtesa e dytë më e lartë në botë ndodhet në Taipei në Taivan, e quajtur si 101 dhe me lartësi 510 metër.