Obama perpjekje per te bindur Kongresin per nderhyrjen ne Siri
Një garë kundër kohës për të zgjeruar një aleancë të gatshme për ndërhyrjen kundër regjimit sirian. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ndodhet në Londër pas vizitës tek aleati tjetër në Francë, me të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkohen për idenë e një ndërhyrjeje ushtarake në Siri.
Kerri gjatë bisedimeve me ministrin e jashtëm britanik Uilliam Hag pritet të gjejë mbështetjen e radhës. Më pas administrata Obama do të përqendrohet tek përpjekjet për të bindur kongresin amerikan.
Ndoshta fotografitë e shpërndara nga Shtëpia e Bardhë ku shihen pasojat e sulmit kimik nga ana e ushtrisë së Bashar Al Asad mjaftojnë për të bindur senatorët.
Votat do të merren një e nga një.
Për momentin, pavarësisht propagandës për krimet e kryera nga regjimi i Damaskut, që ka funksionuar më së miri, efektet mbi opinionin publik amerikan flasin gjithnjë e më shumë kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Siri.