Sobianin rikonfirmohet kryetar bashkie i Moskes

Asgjë e re nën qiellin e Moskës. Sipas rezultateve të bëra publike nga komisioni elektoral i kryeqytetit rus, kryebashkiku në detyrë Sergei Sobianin është konfirmuar sërish në drejtim të metropolit. Njeriu i presidentit Vladimir Putin sipas autoriteteve ka arritur të marrë rreth 58% të votave pa qenë e nevojshme të presë një balotazh për të konfirmuar fitoren e tij.
Një fitore që është mirëpritur nga kreu i Kremlinit por që sipas kandidatit të opozitës është fryt i parregullsive në zgjedhje. Sfiduesi ka arritur të marrë deri në 22 për qind të votave.
Këto zgjedhje ishin dhe një test i rëndësishëm që përvecse i intereson më shumë se 40 milionë zgjedhësve për administrativet në të gjithë vendin, kanë nxjerrë Navalnin si kundërshtarin kryesor të presidentit rus Putin.