Obama pret ambasadorin Spahiu

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, është pritur dje në një takim në Shtëpinë e Bardhë me çrast i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit amerikan, Barack Obama.
Presidenti Obama tha se kishte kënaqësinë që takohej me Ambasadorin e parë të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar këtë si një hap të mëtejmë të forcimit të marrëdhënieve miqësore në mes dy vendeve.
Suksesi i vazhdueshëm i Kosovës si një shtet i pavarur, multietnik dhe demokratik mbetet një nga prioritetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara. Bota ka qenë dëshmitare e progresit të jashtëzakonshëm që ka bërë vendi juaj në periudhën e vet të shkurtër të pavarësisë, tha në këtë rast solemn presidenti Obama, për të shtuar më tej se SHBA do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën në të gjitha fushat.
Ambasadori Avni Spahiu theksoi se SHBA janë miku më i mirë që Kosova dhe populli i saj kanë pasur ndonjëherë.
Një miqësi e tillë do të vazhdojë përjetësisht duke u thelluar gjithnjë e më tepër, tha Spahiu, titulli i të cilit, pas dorëzimit të letrave kredenciale ngritët në Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në SHBA. (RTK)