Sejdiu: Kosova, rrëfim i suksesshëm

Presidenti Fatmir Sejdiu, në një ligjëratë para studentëve në Unionin e Oksfordit në Britani, ka thënë se Kosova është rrëfim i suksesshëm me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht SHBA-së dhe BE-së.
Sot, Kosova është vend i pavarur dhe sovran i njohur nga 62 vende në mbarë botën dhe me 20 ambasada në katër kontinente. Kosova është, vërtet, shembulli më i mirë i një investimi të madh që është bërë nga bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga vendet e Bashkimit Evropian. Ajo përbën rrëfimin më të mirë që hedh poshtë të gjitha parashikimet se pas pavarësisë, Kosova do të jetë vend i kaosit, mosrespektimit të të drejtave të njeriut dhe atyre etnike, apo vend i një kaosi të madh, anarkie e kontrabande. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur, ka thënë presidenti Sejdiu.
Sipas tij, gjatë këtyre njëzet muajve të pavarësisë, Kosova ka demonstruar pjekuri dhe zhvillim të madh si shtet. Ajo ka miratuar kushtetutën e saj, akt që vë themelet e shtetit tonë demokratik, ndërsa ka themeluar Forcën e Sigurisë, Agjencinë e Inteligjencës, Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.
Presidenti Sejdiu ka theksuar se Kushtetuta në vete ngërthen rekomandimet e të dërguarit ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Presidentit Martti Ahtisaari dhe ofron garanci për të gjitha komunitetet, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo gjinore. E tërë korniza ligjore, e cila tashmë është miratuar dhe po zbatohet, nxit pjesëmarrjen aktive të tyre si qytetarë të barabartë të Kosovës. Megjithëkëtë, nëpërmjet miratimit të ligjeve të veçanta, ne i kemi kushtuar vëmendje edhe më të madhe nxitjes së pjesëmarrjes së komuniteteve pakicë në nivelet e vendimmarrjes, duke u garantuar atyre ulëse të rezervuara në parlament dhe në qeveri, numër ulësesh ky disa herë më i madh se përqindja e tyre në kuadër të strukturës së përgjithshme të popullsisë. Qëllimi ynë është që ta dëshmojmë, edhe njëherë, përkushtimin tonë për ta ndërtuar një Kosovë të lirë dhe demokratike, në të cilën të gjithë qytetarëve u ofrohen mundësi të barabarta.
Ndërkohë sfidë, sipas Sejdiut, mbeten një pjesë e qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët hezitojnë të integrohen më tej për shkak të ndikimeve destruktive të Beogradit, të cilat kanë vazhduar gjatë tërë periudhës së pasluftës. Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta nxisë Beogradin ti inkurajojë pozitivisht këta qytetarë. Kosova është atdheu dhe e ardhmja e tyre, ndërsa atyre duhet tu ofrohet rasti që ti japin trajtë kësaj të ardhmeje.
Kreu i shtetit të Kosovës ka përsëritur qëndrimin se Kosova është rast kryekëput sui generis. Pavarësia jonë mbështetet në parimin e pranisë ndërkombëtare, EULEX-it, i cili ka rol mbështetës në sferat e sigurisë dhe të sundimit të ligjit. Populli dhe institucionet e Kosovës e kanë mirëpritur praninë e EULEX-it dhe vazhdojnë të bashkëpunojnë me të për ta siguruar funksionimin e duhur të pushtetit ligjor në mbarë Kosovën.
Më tutje, Sejdiu ka shtuar se prania e BE-së do ti ndihmojë Kosovës që ta realizojë më shpejt prioritetin e saj kryesor integrimin e saj në Bashkimin Evropian.