E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama pret kreret e BE

Presidenti amerikan, Barak Obama, do të presë një delegacion nga Bashkimi Evropian për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht presidentin e BE, Herman Van Rompuj, Presidenti i KE, Hose Manuel Barroso dhe shefja e punëve të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.

Pika kryesore e agjendës pritet të jetë kriza në eurozonë. Administrata e Obamës e ka kritikuar BE-në për “përgjigje të ngadalshme ndaj krizës nga ana e Brukselit”.

Brukseli nga ana tjetër e ka refuzuar kritikën, duke vënë në pah se Shtetet e Bashkuara kanë problemet e tyre financiare.
Në këtë takim pritet që gjithashtu të diskutohet për botën arabe, si dhe për programin bërthamor të Iranit.
Takimi I fundit mes SHBA dhe BE ishte samiti i mbajtur ne Lisbone ne 20 nëntor te 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›