Kriza e borxhit/ Shtepia e Bardhe thirrje BE-se te veproje me vendosmeri
Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian të veprojnë me "forcë dhe vendosmëri që tani", për të zgjidhur krizën e saj të borxhit, në momentin kur presidenti i SHBA-së, Barack Obama priti drejtuesit e BE-së në një samit.
"Qëndrimi ynë është dhe ka qenë gjithmonë se është shumë e rëndësishme për Evropën të veprojë me forcë dhe vendosmëri që tani" për ta venë nën kontroll këtë krizë, deklaroi zëdhënësi i Obamës, Jay Carney, duke përsëritur se Shtetet e Bashkuara ishin të bindura se evropianët ishin në gjendje të ishin në lartësinë e asaj që kërkohej.