E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama pret në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin e parë të Kosovës

 
Uashington, 5 Nëntor NOA-Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, ka pritur në Shtëpinë e Bardhe, ambasadorin e parë të Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu.

Presidenti Obama e cilësoi këtë si një hap të mëtejmë të forcimit të marrëdhënieve miqësore në mes dy vendeve.

Suksesi i vazhdueshëm i Kosovës si një shtet i pavarur, multietnik dhe demokratik mbetet një nga prioritetet e mëdha të Shteteve të Bashkuara.

Bota ka qenë dëshmitare e progresit të jashtëzakonshëm që ka bërë vendi juaj në periudhën e vet të shkurtër të pavarësisë, tha presidenti Obama duke shtuar se SHBA do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën në të gjitha fushat.

m.i/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›