E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti dekreton ligjin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe privatizimit të INSIG

Tiranë, 6 nëntor, NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka firmosur dekretimet e disa ligjeve të rëndësishme që i kanë mbërritur nga Kuvendi, siç është ai për Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë,  Për përgjimin e telekomunikacioneve, Për profesionet e rregulluara në Shqipëri dhe Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sha-së.

Që të gjithë këta ligje kanë qenë mjaft të debatuara gjatë seancave nëpër komisionet parlamentare dhe janë shoqëruar me kunddërvënie nga ana e opozitës, siç është ai i ligjit për përgjimet, në kuadrin e të cilit përfshihen tashmë edhe biznesmenët.

Ndërkaq, zbatimi i tyre konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për të rregulluar disa sektorë të jetës në vend, siç ka për të shërbyer përshembull ligji i profesioneve të lira.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›