E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama prezanton finalin e reformes shendetesore

Presidenti amerikan Barak Obama ne nje konference per shtyp, publikoi diten e merkure versionin final te reformes shendetesore dhe ftoi Kongresin amerikan ta miratoje ate brenda pak javesh.

Obama deklaroi se plani i tij, prej afersisht 1000 miliard dollare, eshte propozimi me i mire i mundshem i kompromisit qe kombinon idete me te mira, si te demokrateve ashtu edhe te republikaneve.

“Gjithcka qe ishte per t’u thene per sa i perket reformes shendetesore u tha”, deklaroi Obama.

Propozimi i shefit te Shtepise se Bardhe erdhi pas takimit mes dy kampeve ne Kongres per te shqyrtuar pikat e reformes me te rendesishme te administrates Obama, ku mund te gjendej kompromisi mes republikaneve dhe demokrateve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›