Obama shkarkon gjeneralin MekKristal;Petraeus i zë vendin
Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë të lartë amerikan, të cilët saktësuan se postin e gjeneralit të shkarkuar do ta zë David Petraeus.
Shkak për shkarkimin e gjeneral MekKristal u bënë disa komente të tij në një artikull të revistës “Rolling Stone”, ku komandanti i forcave ndërkombëtare në Afganistan shprehej se ishte i zhgënjyer nga Obama dhe kritikonte ashpër administratën e tij.
Ndërkohë, Presidenti afgan, Hamid Karzai, u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me gjeneralin, David Petraeus, komandanti i ri i forcave ndërkombëtare në Afganistan. Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Presidentit Karzai, Waheed Omar deklaroi se "Gjenerali David Petraeus është një person që e njeh Afganistanin, që njeh shumë mirë rajonin dhe është një gjeneral me eksperiencë''.