E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gyl pret Topin, vlerësohetbashkëpunimi Turqi- Shqipëri

STAMBOLL- Gjatë qëndrimit të tij në Turqi ku është duke marrë pjesë në Samitin e SEECP-së dhe Samitin mbi Korridoret Kulturore që po zhvillohen në Stambol, presidentin i vendit Bamir Topi është takuar me presidentin e Turqisë Abdullah Gyl dhe komisionerin për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle.

Në takimin me homologun turk, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi lart dialogun politik tradicional mes dy vendeve tona dhe ndihmesën e dhënë nga Turqia në të gjitha fushat me interes reciprok, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, në kuadër të angazhimit të plotë si anëtar i NATO-s.

Nga ana e tij, Presidenti turk, Abdullah Gyl, mësohet të ketë dhënë garanci për mbështetjen në të gjitha fushat. Presidenti turk nënvizoi me kënaqësi rritjen e përshpejtuar të investimeve dhe pranisë së investitorëve seriozë turq, ndërkohë që theksoi se shkëmbimi i përvojës turke në fushën e turizmit mbetet një aspekt tjetër i rëndësishëm i bashkëpunimit në të ardhmen.

Një takim të veçantë kreu i shtetit shqiptar zhvilloi në mbrëmje me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Stefan Fyle. Të dy personalitetet e larta diskutuan mbi liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, mbi marrjen nga Shqipëria sa më shpejt të statusit të vendit kandidat të BE-së si dhe mbi situatën politike në vend.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›