E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama terheq trupat nga Afganistani. Ikim deri ne 2014

Deri në 2014  në Afganistan nuk do të ketë më trupa amerikane. Në një fjalim drejtuar kombit  Barack Obama lajmëroi kthesën në luftën 10- vjecare të  filluar nga George Bush. “Duke filluar që nga muaji që vjen do të fillojë  kthimi i 10.000 ushtarëve nga Afganistani që do të përmbushet brenda vitit  Deri verën e ardhshme do të kthejmë në  shtëpi 33 mijë ushtarë. Pas këtij reduktimi të parë trupat tona do të vazhdojne të largohen nga vendi ndërsa pak nga pak forcat e sigurisë afgane do të marrin kontrollin e misioni i trupave tona do të kalojë nga luftarak në mbështetës. Brenda 2014 procesi i tranzicionit do të kompletohet e afganet do të jenë përgjegjës për sigurinë e tyre”- u shpreh Obama.

Vendimi i  administratës Obama shënon një përshpejtim krahasuar me planet fillestare. Sukseset e shënuara në përgjysmimin e prezencës së Al Kaidës në Afganistan u prezantuan si  arsyeja kryesore  e kësaj kthese  tek e cila sigurisht ndikuan dhe  kostoja e një luftë që ka zgjatur dhjetë  vjet e që  u kushton 120  miliardë dollarë në vit. Për momentin Shtetet e Bashkuara kanë  100.000 ushtarë në tokën afgane.

NY Times bën të ditur se jo të gjithë në Washington janë dakort me ritmin e përshpejtuar të tërheqjes. Gen David Petraeus, komandanti i forcave amerikane ne     terren ka kërkuar që prezenca amerikane aty  të vazhdojë dhe më gjatë. Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates e sekretarja  amerikane e shtetit Hillary Clinton me rezerva i kanë pritur reduktimet në masë.

Një frymë tjetër ka përcjellë fjalimi i Obamës në Europë. Menjëherë pas tij edhe presidenti francez Nikola Sarkozi bëri të ditur se do të fillonte tërheqjen progresive të 4000  trupave nga Afghanistani. Ndërsa talebanët përmes një deklarate  theksuan se rebelimi do të vazhdonte derisa këmba e ushtarit të fundit të huaj të largohej nga vendi .Sipas tryre  fjalimi i Obamës mbetej në një masë të madhe simbolik. Vendimi është mirëpritur dhe nga presidenti i Afganistanit Hamid Karzai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›