Europiani i peshengritjes Shqiperia kerkon organizimin ne 2014-en

Shqipëria ka hedhur kandidaturën për të marrë organizimin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes për të rritur të vitit 2014. Zyrtarizimi ka ardhur në një konferencë të përbashkët të presidentit të federatës shqiptare të peshëngritjes Esat Ademi me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Europiane, Marino Ercolani Casadei. Shqipëria do të përballet me kandidaturat e shteteve të tjera për të organizuar kompeticionin më të rëndësishëm të peshëngritjes europiane.
“Dikur ka qenë ëndërr për gjithë sportistët të marrin pjesë në kampionatet europianë. Sot, pse jo të mos bëjmë një aktivitet europian në Shqipëri. Është një sfidë e madhe, një organizim i madh, ku ka konkurrentë të tjerë për ta organizuar këtë kampionat europian si Polonia”-tha Esat Ademi, president i FSHP-së.
Europiani 2014 i peshëngritjes parashikon pjesmarrjen e 40 shteteve dhe më shumë se 150 sportistëve, një sipërmarrje gjigande për sportin më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare. Sipas zyrtarit të lartë të peshëngritjes, Shqipëria ka kaluar një test pozitiv në organizimin e Europianit për të rinj të vitit 2008 që u zhvillua në Durrës.
“Kemi marrë garancinë nga ministria dhe federata shqiptare për organizimin e këtij kampionati në Shqipëri. Kjo do të vendoset në muajin shtator, por unë uroj që Shqipëria të fitojë, pas suksesit të organizimin e kampionatit europian për të rinj në vitin 2008”-tha Marino Ercolani Casadei, Sekretar i Përgjithshëm i FEP .
Zyrtarët e lartë të Federatës Europiane të Peshëngritjes kanë marrë garancinë e ministrisë së sporteve, ndërsa gjatë paradites të së enjtes kanë ispektuar ambjentet e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Nertan Prifti